Basha: 94% e shkodranëve refuzuan 30 qershorin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në Shkodër pasditen e së hënës.

Basha ka falënderuar qytetarët e Shkodrës, që sipas tij 94% e tyre refuzuan të merrnin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas tij,  edhe socialistët shkodranë i dhanë shuplakë Ramës, duke i dhënë atij mesazhin e qartë se ata nuk bëhen pjesë e kupolës kriminale të Rilindjes.

“Së pari dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë këtij qyteti fisnik, zemrës europiane të Shqipërisë! Siç ka qenë në histori, ashtu është edhe sot. Me refuzimin rekord për librat Guiness, prej 94 % të qytetarëve që refuzuan jo vetëm farsën e 30 qershorit, por regjimin e hajnave dhe kriminelëve të Edi Ramës.

Kam ardhur në radhë të parë sot këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përkulur me respekt përpara çdo qytetari shkodran, demokratëve të Shkodrës, mbështetës të PD dhe të djathtës, mbështetësve të opozitës, por në mënyrë të veçantë edhe socialistëve shkodranë, që me numra rekord braktisën farsën e 30 qershorit, dhe lëshuan mesazhin më kuptimplotë kupolës kriminale që ka kapur partinë e tyre”, tha Basha.

LEXO DHE :  Rama: Dora që jep ka më shumë meritë se dora që merr!

“Se njësoj si vëllezërit dhe motrat e tyre demokratë, njësoj si vëllezërit dhe motrat e tjerë, të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, ata nuk janë gati ta pranojnë më uljen e kokës uljen e zverkut përpara hajdutërisë dhe kriminalitetit të kupolës të organizatës të strukturuar kriminale të Rilindjes.”-shtoi Basha./ I.M-Dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.