Basha: 30 qershori nuk është dita e zgjedhjeve, por fundi i regjimit të Ramës

Ka përfunduar takimi i liderit të opozitës Lulzim Basha me zv ambasadoren amerikane Leyla Moses-Ones.

Në një deklaratë për mediat, Basha nuk ka dhënë asnjë koment nga takimi, duke mos zbuluar çfarë është biseduar.

“Takimet që kam me diplomatët e huaj nuk kanë qenë kurrë subjekt i bisedave të mia me përfaqësuesit e shtypit”, tha Basha.

I pyetur nëse ka kërkuar nga të zgjedhur në pushtetin lokal që të krijojnë incidente në 30 qershor, kreu i PD tha se ku është një mashtrim.

Basha tha gjithashtu,para gazetarëve, se me 30 qershor nuk ka zgjedhje, ai tha se me 30 qershor do të jetë dita kur nis fundi i regjimit autokratik të Edi Ramës.

“Ku e keni marrë këtë informacion. Natyrisht që është një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës. Mashtrim total dhe shërbim që i bëhet Edi Ramës dhe klikës së tij. S’ka zgjedhje më 30 qershor. E para nuk ka zgjedhje pa opozitën. Votime bën edhe Koreja e Veriut por nuk ka zgjedhje. S’ka rëndësi çfarë mendon km, rëndësi ka që është një standard ndërkombëtar, europian. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të lejohen. nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë që 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Çdo hap i Edi Ramës, fushata, mitingje elektorale janë të paligjshme.
Ndërkohë që aleanca qytetare me opozitën në krye është e vendosur të mbrojë demokracinë, rendin kushtetutës.
Konfirmimi është i qartë dhe i printuar e zezë mbi të bardhë në fletoren zyrtare të RSH. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data kur Edi Rama do përpiqet t’i kthejë shqiptarët në zgjedhjet monopartiake”, deklaroi Basha./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Dhunë e kaos në Barcelonë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.