Basha: 2013, gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin

Përmes një deklarate për medie, lideri i opozitës, Lulzim Basha, tha se, 2013-ta, është gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimit.

“Gjeneza e bashkëpunimit të Edi Ramës me krimin e bandat, është në bashkinë e Tiranës. 2013 është gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin, po edhe kjo fsheh një të vërtetë që shumë kush e ka pluhurosur në harresë dhe shumë në moshë të re se kanë dëgjuar. E nisi si kryetar i Bashkisë Tiranës, të gjitha bandat gjetën mundësinë për të pastruar paratë e pista. Famëkeqe janë rastet e vrasjeve me armë e antitankt mes bandave.

Kjo pra është historia e një njeriu i cili e lidhi fatin e tij politik që ditën e parë në pushtet me krimin e kriminelët. Me ta u mësua të diktonte procese, me ta erdhi në pushtet me ta dhe për ta e mban pushtetin. Mjafton të shohim vendimin e Holandës e cila duhet hedhur propagandën e ramës ka cituar në parlament arsyet pse refuzon hapjen e negociatave me Shqipërinë.

LEXO DHE :  Mos e besoni po deshët, por kjo orë kushton kaq shumë!

Po kështu në Gjermani Francë, Danimarkë, Britani, Zvicër, dhe SHBA kanë një radiografi sec ka ngjarë në Shqipëri gjatë 6 viteve të pushtimit të Ramës.  Pushteti i Ramës u bë një me pushtetin e kriminelëve.”,- tha Basha./K.C/dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.