Barça vs Real, sfida që ndez Spanjën. Nderime për Cruyff
Dritare.net
Por nëse në vitet e shkuara kjo përballje gjigantësh luhej për titullin kampion në Spanjë, këtë sezon është pak më ndryshe. Reali i Zidane është 10 pikë larg nga katalanasit kryesues, por kjo gjë nuk do ta sfumojë spektaklin që pritet të dhurojë jashtokësori Messi me 2 ndihmësit e tij Suarez e Neymar kundër Bale, Benzema dhe Cristiano Ronaldo.
Yjet e Barcës nuk kanë nevojë për reklamë, ndërkohë që te madrilenët e gjithë vëmendja do të jetë te uellsiani Bale, i cili kërkon t’i mbushë mendjen drejtuesve që e ardhmja e Realit është ai dhe jo Cristiano.
700 gazetarë dhe shumë personalite të futbollit europian janë të ftuar sonte në Camp Nou për të ndjekur nga tribuna këtë përballje, e cila për Barcelonën do të jetë dhe një mundësi për të nderuar Johan Cruyff, njeriun që ndryshoi mentalitetin e këtij klubi. Futbollistët do të dalin në fushë me një fanelë ku në gjoks do të ketë mbishkrimin “Faleminderit Johan”.