Balluku: Ja kur ngrihet në qiell Avioni i Air Albania!

E ftuar në studion e ERTV, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije se brenda muajit mars, avioni i Air Albania, kompanisë ajrore shqiptare, do të ngrihet në qiell.

Ministrja Balluku, njoftoi në studion e ERTV se avioni do të fluturojë me kodin shqiptar ZA, kod që do ta identifikojë atë në qiellin europian si flamur shqiptar.

“Air Albania ka përfunduar shumë nga fazat e detyrueshme për t’u kaluar, testimit, trajnimit dhe licensimit të personelit, gjithçka tashmë ka përfunduar, është bërë edhe marrëveshja financiare midis palëve dhe ka kaluar në mbledhjen e kësaj jave në qeveri, aprovimi kësaj marrëveshjeje”, tha Balluku.

LEXO DHE :  Rama sulmon kryebashkiakun e Kukësit: Pengoi ndërtimin e spitalit

Synimi sipas Ministres, ka qënë për të krijuar një ambient sa më të favorshëm dhe një kompeticion sa më të drejtë në tregun shqiptar të aviacionit, sa i takon çmimeve më të lira për bileta fluturimi të qytetarëve shqiptarëve./A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.