Balliu: Me letra apo pa letra, PD në qeveri garanton dëmshpërblim të banorëve!
E Martë 12 Nëntor 2019, 11:11
Dritare.net
"Partia Demokratike në qeveri garanton dëmshpërblimin cent për cent të banorëve të Unazës, me letra apo pa letra. Kur shteti të merr shtëpinë e ka detyrë të të dëmshpërblejë. Këtë nuk e themi ne por ligjet ndërkombëtare. Nuk mundet të dëbosh qytetarët nga shtëpia me dhunë. Sot qeveria ka shkelur ligjet shqiptare me aferat korruptive. Për hir të xhepave të pushtetarëve, të oligarkëve të këtyre banditëve, sot po shemben shtëpitë e qytetarëve", tha Balliu./E.B-dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=h21T1dbzFJQ