Balliu: Akuzat ndaj meje, thjesht çështje politike
Dritare.net
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, u paraqit sot në gjykatë për t’u njohur sot me vendimin, pas protestës së Unazës, pro seanca e tij u shty.
Balliu tha se seanca u shty, pasi nuk është një vendim i drejtësisë, por një çështje politike.
“Seanca u shty, erdhëm të merrnin vendimin për një arrestim politik ndaj meje dhe disa banorëve të Unazës. Kjo është thjesht një çështje politike për të trembur qytetarët dhe opozitën që të mos dalë në protestë. Këto janë përpjekje mjerane. Ne vijmë po shteti nuk funksionon, kjo është arsyeja pse qytetarët ndodhen në burgje, kurse banditët janë të lirë. Del Sandër kimiku dhe bën filma, thotë janë dëmtuar policët, po s’ka asnjë polic të plagosur, veç qytetarë të gjakosur. Pavarësisht këtyre nuk ka asgjë që më ndalon mua të jem edhe sot në 7 e 30 tek Unaza, në krahë të banorëve”, tha Balliu.
Klevis Balliu u arrestua më 7 Maj nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama që do të vizitonte një biznes në zone./E.B-dritare.net