Balla: Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, presidentit i uroj shërim të shpejtë!

Taulant Balla tha në emisionin, “Dritare me Rudinën”, se presidenti, Ilir Meta e kishte njoftuar vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve në të gjitha kafenetë e Tiranës para se ta shpërndante atë në media.

“Para se të shpallte vendimin, presidenti Meta e kishte njoftuar atë në të gjitha kafenetë e Tiranës.”,- tha Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, i ka uruar shëndet të shpejtë Metës, ndërsa ky i fundit tha se nuk ka qenë mirë me shëndet kohët e fundit.

LEXO DHE :  Tiranë/ Arrestohen dy persona, për vjedhje dhe dhunë

“I uroj shërim të shpejt Presidentit. Do të ketë qenë me ndonjë grip të lehtë. E përsëris dhe njëherë: President zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe nuk ke nevojë të nxjerrësh më akte të tjera.”,- u shpreh Balla./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.