Balla: Nuel Kalaj ndërmjetësoi takimin e drejtorit të CEZ me Shkëlzen Berishën
Dritare.net
Madje sipas Ballës, ky person ka ka marrë nga CEZ transferta bankare disa milionë euro.
“Dje Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e privatizimit të OSSH nga kompania CEZ u njoh me disa prova të rëndësishme lidhur me një person të quajtur Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qenë “sekseri” i martesës së qeverisë shqiptare të asaj kohe të drejtuar nga Sali Berisha me kompaninë CEZ. Komisioni ka administruar nga një bankë e nivelit të dytë disa llogari bankare të Nue Kalaj i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare disa milionë euro. Këto shuma më pas i ka tërhequr cash më 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009. Gjithashtu Komisioni ka kërkuar informacione shtesë nga banka, por edhe nga banka të tjera, pse CEZ i ka berë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka cuar paratë cash Nue Kalaj.
Për Nuel (Nue) Kalaj në dëshminë e dëshmitarit Romeo Karra në Komisionin Hetimor rezulton të ketë qenë edhe ndërmjetesi i kontakteve dhe bisedave ndërmjet Qeverise shqiptare dhe kompanisë CEZ”,- thotë Balla.
Po sipas një letre të bërë publike nga Balla, Nuel (Nue) Kalaj ka ndërmjetësuar një takim të djalit të ish-kryeminsitrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishës me drejtorin çek në Shqipëri, Josef Hejsek, gjë e cila dëshmohet në një letër që vetë Hejsek i dërgon n/drejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, edhe ky pjesë e takimit./ balkanweb