Balla: Basha të organizojë partinë, do të humbasë edhe në Kamëz

I ftuar në “Dritare me Rudinën”, Taulant Balla ka bërë thirrje kryeopozitarit, Lulzim Basha që të mos merret me protesta dhe të organizojë partinë në prag të zgjedhjeve lokale, pasi sipas tij do humbasë edhe në Kamëz që njihet si bastion i së djathtës.

“Shqiptarët do ta votëbesojnë dhe për mandatin e  tretë në vitin 2021 Edi Ramën. Në Shqipëri shqiptarët votojnë edhe për partinë edhe për kryeministrin. Nuk mund t’i thuash kundërshtarit hajde të përballemi, por komandantin do ta caktoj unë. Nuk pranohet kërkesa e Lulzimit, Saliut dhe Monikës që ne të heqim dorë nga besimi që na kanë dhënë shqiptarët se quhet tradhti. Do të provohet në qershor 2021 PD. I bëj thirrje përmes TV, Lulzim mos u lodh më në protesta dhe organizo partinë se kështu si je nuk fton as në Kukës as në Tropojë, madje as në Kamëz.”,- u shpreh Balla.

Balla u pyet nga gazetarët nëse mazhoranca do të marrë deputetë nga listat e PD-së dhe LSI-së për shkarkim presidenti, apo për çështje të tjera që kërkojnë shumicë të cilësuar. Balla u shpreh se:

LEXO DHE :  Rama, letër të katërt publike Bashës: Duhet të harroni dorëheqjen time

“PS i ka numrat për të qeverisur. Kjo është çështje e procesit të vetasgjësimit të partive në fjalë. Kushdo që ka qenë në atë listë ka marrë përgjegjësi. Sistemi zgjedhor ndryshon përmes një konsensusi të madh. Ky është sistemi që kemi sot dhe është një pjesë të madhe të vendeve të botës. PS ka marrë besimin e qytetarëve për të qeverisur”./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.