Balla: Anti-shpifja në një linjë me standardet ndërkombëtare, nesër kalon në kuvend
E Martë 17 Dhjetor 2019, 20:08
Dritare.net
OSBE tanimë është shprehur se paketa ka aprovimi ne tyre, ndërsa shumë organizata ndërkombëtare e kritikojnë atë.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale thotë se ky ligj është i dakordësuar me OSBE, dhe do të kalojë nesër në kuvend.
“E qartë si drita? Dokumenti integral http://parlament.al/Neës/Index/9800do… është në një linjë me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet tona në kuadër të OSBE. Faleminderit të gjithëve që kontribuan! Nesër mbështetja me votë në Kuvend dhe më pas zbatimi & monitorim”-shkruan Balla./ I.M-Dritare.net