Babalja/ Zbardhet dosja, ja pse Alizoti, Veliu dhe Olldashi mashtruan me përgjimin!
Dritare.net
Në dosjen e prokurorisë, thuhet se arsyet se përse të dyshuarit e bënë këtë gënjeshtër janë të ndryshme.
Nga ana tjetër gazetari Olldashi nuk dorëzoi përgjimin original.
Sipas vendimit të Gjykatës të zbardhur nga “BW”, motivi i Olldashit lidhet me denigrimin e figurës së ministrit Xhafaj, ndërsa Veliu kërkonte të përfitonte azil për vete dhe familjarët.
“Motivet që i shtynë të hetuarit në kryerjen e veprës penale të ‘kallëzimit të rremë’ rezultojnë të ndryshëm. Për të hetuarin Olldashi me profesion gazetar dhe me lidhje të ngushta të një prej deputetëve të krahut opozitar, dyshohet se motivi lidhet me denigrimin e figurës së ministrit të Brendshëm. Qëllimi i investigimit të tij, sikurse iu pohoi drejtuesit të emisioni të ‘Pa Ekspozuarit’ ishte vëllai i ministrit të Rendit, ndërsa materiali u përgjuar nëse do ishte i vërtetë, do të duhej ta dorëzonte në organet e ndjekjes penale dhe jo në selinë e një force politike. Për të hetuarin Veliu, motivi dyshohet se lidhet me qëllimin për të përfituar për vete dhe për familjarët azil”, thuhet në një pjesë të vendimit./ I.M-Dritare.net