Avokati tenton të ndërhyjë te vajza që denoncoi profesorin fierak: Agroni ka kaluar 1001 nxënëse!
Dritare.net
Ai është filmuar duke i kërkuar një shokut të saj, që ajo të ndryshojë dëshminë.
Avokati Niko Bega kërkon që vajza të thotë se nuk është ngacmuar seksualisht, por po bisedonte në konfidencë, pasi profesori interesohej për mungesat e saj sepse e kishte porosi nga prindërit.
Ndërkaq ai i pohon po ashtu se “Agroni ka kaluar 1001” nxënëse të tjera dhe se vajzën në fjalë, nuk do ta ngacmonte pasi ia kishte lënë porosi i ati për t’u kujdesur.
Avokati i Agron Begos- Unë e kam pyetur Agronin drejtpërdrejt, siç po të shikoj ty në sy, pashë edhe Agronin, dhe i them: “Agron, pse interesohesh për mungesat e dikujt, që s’të lidh, as e ke nxënësen tënden, as kujdestar”?
Shoku i vajzës –S’i jep mësim.
Avokati i Agron Begos-“As i jep mësim as asgjë. Pse të intereson? Pse je i interesuar”? Më thotë shprehimisht,- “ma ka lënë porosi babai i saj, xxxx”! Xxxx e quajnë në fshat, që ta dish ti, xxxx e ka në dokumente. Po të jap një shembull, Gencin. Profesor Gencit ka vajtur, i ka thënë ky dreqi Agroni,-“për xxx është interes”? Edhe Genci i ka thënë -“ore ç’dreqin do me këtë, po lere o, vari leshtë, se kjo s’bën”. Tani do të thuash ti, meshkuj jemi të gjithë, Agroni ka kaluar 1001 aty dhe kur ia la dhe porosi i ati, që njihet edhe me të atin e saj , nuk mund t’i vardisej asaj, sepse kishte të tjera plot, që nuk kishte marrë porosi. Për mua unë, unë ta them…
Shoku i vajzës – Është normale, përderisa e ke marrë përsipër…
Avokati i Agron Begos-Për mua Agroni është mbret në këto momente.
Shoku i vajzës –Na ka hap shumë punë ajo.
Avokati i Agron Begos– Unë këtu, që vij… shiko! Unë, që erdha te ty, nuk erdha pa asnjë lloj informacioni. Nuk iki si “kalë në karrocë”. Unë në fakt si person, tani po them realitetin, unë përdor shumë shprehjen “jam 007”-ta.
Shoku i vajzës –Normale!
Avokati i Agron Begos-Unë kam punuar 7 vite në gjykatë, kam punuar në polici, kam 7-8 vjet punoj avokat tani. Nuk jam…
Shoku i vajzës –Nuk je i ri në këtë gjë.
Avokati i Agron Begos-Jo vetëm aq, por unë e kam filluar nga kazma, dhe shyqyr prej Zotit, kapim hundën me dorë! Unë jam avokat bereqaves, shyqyr prej Zotit më ka ecur. Dua të them, unë shyqyr prej Zotit kam punë dhe jam avokat, që nuk kam dalë nga shkollat. Që të ketë bërë shkollën babi, apo ta kem bërë dhe vetë shkollën edhe të filloj avokat. Jo miku im! /tvklan.al