Avokati sqaron portalin e njohur: Ja cila është situata sipas tij
Dritare.net
Në intervistën e dhënë në portalin e njohur “Nënë Xhevria”, ai sqaron se kjo është një lëvizje e Departamentit të Shtetit për të pastruar tërë kastën politike shqiptare e cila rezulton e korruptuar.
Ja disa pjesë të intervistës:
Nënë Xhevria: Avokat Ngjala, si e shikoni situatën aktuale në Shqipëri?
Avokati: Situata është shumë komplekse, por plani amerikan është që ti japë fund një herë e mirë problematikës Ballkanike. Në fillim amerikanët mendonin se Rama do të ishte motori i reformës në drejtësi, kjo pasi unë kisha folur fjalë të mira për të. Por tani e kam të qartë edhe unë që vetëm një fitore e partisë time mund ta zhbllokojë situatën.
Nënë Xhevria: Me kë keni kontaktuar?
Avokati: Shiko mor zotëri, në fillim ky Lu-ja çoç më dukej, por kur e pashë që ishte i avashtë telefonova direkt Tillersonin. Ja shpjegova situatën sepse e pashë që ishte komplet në errësirë. Më falenderoj shumë. Nuk di si të ta shpërmblej, më tha në fund të bisedës. Asgjë, i thashë, e kam për detyrë. Këshillat për Shqipërinë i jap falas. Për të tjera duhet të paguani, ia ktheva. Vetëm hap gojën e fol, më tha, se atë që na bën ti, nuk e bëjnë as analistët e CIA-a. Pa siklet, i thashë, një mijë dollarë orën e kam unë për tregjet e huaja. Hiç asgjë, më tha, ti nuk ke të paguar, po ç’e do që nuk ta dinë vlerën aty. Ma dinë or zotëri ma dinë, ndaj dridhen kur flas unë.
Nënë Xhevria: Po pastaj?
Avokati: Pastaj më pyeti për Kim-in, se ju e dini që unë i njoh mirë komunistët. I thashë që duhet të takohet patjetër Trumpi me Kimin se të dy një kokë kanë. Trumpin nuk e njoh shumë por duket që është tipi im se flasim korr e mos lidh. Ja përshembull ka gjashtë muaj që ka çuar tre aeroplanmbajtëse aty dhe ato grijnë sallatë si unë. As Kimit nuk ja ndjen çfarë flet Trumpi dhe as shqiptarët nuk ja ndjen se çfarë flas unë. Po shyqyr që më marrin këto emisionet për gallatë. Pra edhe një herë zotëri që ta qartësojmë skemën: Trump takon Kimin, Rama vazhdon qeveris, kapet një kontenier me drogë, ky është peshku i madh.
Nënë Xhevria: Kjo është biseda që bëre me Tillerson? Kuptoi gjë ai?
Avokati: Tani, kuptoi a s’kuptoi ai, kjo nuk është puna ime. Unë të them skemën zotëri, të hedh problemin dhe të jap zgjdhjen, nuk është puna ime se nuk kuptojnë të tjerët.
Nënë Xhevria: Kërkoi Tillerson ndonjë informacion tjetër?
Avokati: Si fundjavë që është më pyeti sesi do bënte moti në liqenet e Miçiganit se do shkonte për peshk. Ik pa merak, i thashë se do kesh kohë të mirë. Të hënën fillojnë shirat. Pastaj më pyeti edhe sesi do jetë kjo verë, dhe e sqarova se do jetë një verë e qëndrueshme dhe e zgjatur.
Nënë Xhevria: Faleminderit avokat
Avokati: Hajdeni sa herë të doni./dritare.net