Pas, lajmit për vendosjen e sigurisë “arrest shtëpie”, për Saimir Tahirin, ka reaguar edhe avokati i tij, Maks Haxhia. “Masa ‘arrest shtëpiak’ nuk është e pranueshme pasi nuk ka asnjë provë të re ndaj Tahirin”, ka thënë avokati i tij. Ai ka shpjeguar se fjalën e fundit do ta thotë Gjykata e Apelit, të cilës ata do t’i drejtohen për të rrëzuar vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. V.D/Dritare.net/