Avokati i njohur: Personat erdhën për Berishën, jo për të vrarë Azem Hajdarin!

Avokati i njohur, Idajet Beqiri, i ftuar në Fax News, ka komentuar vendimin e gjykatës, për të lënë në burg Izet Haxhinë. Beqiri tha se gjyqi është politik dhe se i vetmi dëshmitar ndaj tij është ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, atë ditë kur u vra Azem Hajdari, personat kishin ardhur për Sali Berishën.

“Turqia, paraburgimin e ka të tmerrshëm. Haxhia e kërkoj vetë ekstradimin, ka kërkuar që çështja e tij të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apelit e prishi vendimin. Vuri në dyshim akuzën për Izet Haxhinë. Të mbahet 4 vjet e ca muaj paraburgim në Turqi, 8 vite në arrest shtëpie, dhe 1 vit e gjysëm paraburgim këtu në vendin tonë, atij i shkojnë gjithsej 21 vite burg, ndërkohë 25 vite burg ai është dënuar në total, atëherë nëse gjykata e Apelit e dënon sërish me 25 vite burg, po vitet që bëri në paraburgime? Nuk them se kjo që ndodhi është bërë nga paaftësia.

Gjyqi ndaj Izet Haxhisë është politik. I vetmi dëshmitar ndaj tij është Sali Berisha. Berisha e ka implikuar Haxhinë me këtë çështje.

Personat atë ditë erdhën për Berishën. Nuk kanë ardhur për të vrarë Azem Hajdarin. ‘Berisha kur u vra Azemi nuk telefonoi organet tona të policisë’.

Berisha telefonoi Ambasadën Amerikane. Haxhia e pati mundësinë të largohej jashtë vendit.

Por ai nuk e bëri një gjë të tillë.. Pavarësisht vettingut, kemi një mungesë përgjegjshmërie”, tha Beqiri.

LEXO DHE :  Cila është e vërteta rreth shtatzënisë dhe kafes!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.