Avokati i Kokëdhimës: Turistët u treguan të papërgjegjshëm, ja e vërteta!
Dritare.net
“Sipas versionit dhe të prokurorisë është i evidentuar tashmë që grupi i shqiptarëve bashkë me turistët kanë shkuar kanë porositur, ashtu si shqiptarët bëjnë dhe pazare të ndryshme. Kanë shkuar kanë porositur aq sa deshën, ua ka servirur dhe peshkun ndërkohë janë ulur në tavolinë, i ka marrë meny-në për gjera e tjera ndërkohë ishin duke pritur që të përgatitej peshku. Pas disa minutash ata ngrihen, nuk e di se si… u ngritën dhe kanë dalë jashtë.
Zoti Kokëdhima kishte parë tek tavolina dhe del jashtë. Merr policinë dhe i thotë që po ikin, ndërkohë këta ndezin makinën edhe ikin. Ai është hedhur instinktivisht tek makina se ka menduar se donin ta shtypnin. Ai godiste makinën me telefon se nuk kishte ku të kapej. Këta zotërinj kanë ecur tre kilometra e gjysmë me Mihalin sipër makinës. Ata nuk kanë ndaluar asnjëherë që ai të zbriste’, tha avokati Kujtim Cakrani./L.F-dritare.net