Avioni shpërtheu gjatë uljes, shkon në 41 numri i viktimave në Moskë
E Hënë 6 Maj 2019, 08:08
Dritare.net
Një dëshmitar tha se ishte një mrekulli që disa prej pasagjerëve ia dolën të dilnin nga avioni, i cili mbante 73 pasagjerë dhe pesë nga ekuipazhi. "Janë 37 të mbijetuar: 33 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.",- tha një zyrtare e komisionit hetimor, Yelena Markovskaya. Pesë vetë janë në spital.
Aeroflot, transportuesi kombëtar i Rusisë, tha se avioni ishte i detyruar të kthehej në aeroport, për arsye teknike, por shpërtheu në flakë gjatë uljes./K.C/dritare.net