Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë? Reagon ministrja Balluku

Pas lajmeve se autostrada Tiranë-Durrës do të jetë me pagesë, ka reaguar ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ministrja ka sqaruar se nuk do të bëhet me pagesë as tani dhe as në shtator, por, sipas saj, në vjeshtë do të hapet gara për të zgjedhur koncensionarin fitues.

“Nuk qëndron asnjë projekt për momentin, do të presim çdo projekt që do të ketë fizibilitet të lartë. Dje ka pasur një konfuzion në media, projekti i autostradës Tiranë-Durrës është përmendur shpesh herë edhe nga ministria dhe qeveria si një nga projektet kryesore, pasi lidhja e kryeqytetit me portin e vendit është detyrë, ne na vendos para faktit që sa më shpejt të zhvillohet. Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë. Do të ketë një dialog publik. Të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë”, tha Balluku.

LEXO DHE :  Sulm me bombë në mes të Lionit në Francë, të paktën 8 të plagosur

Ministrja ka sqaruar dhe mënyrën sesi do të bëhet pagesa.

“Janë dy të ketë një pagesë të përshkallëzuar, jo çdo dalje të paguhet me një tarifë, nëse dikush do të dalë në Rinas apo…pra në varësi të rrugës që do të përshkruajë çdo automjet. Pra tjetër pagesë kur del në Rinas, tjetër kur del në zonat periferike në Durrës apo në port. Dhe e dyta, kush do që të jetë fituesi detyra e parë që do të ketë është përmirësimi i rrugës së vjetër Tiranë-Plepa pa pagesë. Më parë do të vendoset në dispozicion rruga, që Shqipëria do të përfitojë me parametra të rrugës nacionale, jo sikur është sot. Fillimisht do të bëhet nga i njëjti investitor me kostot e tij për të filluar më pas punimet në autostradë”, sqaroi Balluku./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.