Autorja e mirënjohur e programeve televizive, bën pakt me djallin!
E Enjte 11 Korrik 2019, 14:02
Dritare.net
Autorja e programeve më të njohura në Shqipëri, Zefina Hasani, na ka treguar sot se ka "bërë një pakt me djallin". Kështu e përkufizon ajo rikthimin në Top Channel, për programin që do të shfaqet së shpejti në ekran, 'Hellskitchen'. Nën drejtimin Renato Mekollit, dhjetëra konkurrentë do të jenë në garë për të marrë çmimin e shefit më të mirë të kuzhinës. Sezoni i parë që u shfaq vitin e kaluar, pati mjaft reagime, ndaj Zefina shkruan se këtë vit të gjithë duhet të punojnë akoma më shumë.
"Te besh pakt me djallin e te fitosh ndaj tij, eshte sfide e forte dhe sigurisht shume e bukur. Une e bera paktin per vete, pranova te rikthehem ne Top Channel, pranova ftesen e Ben Blushit, per te punuar ne Kuzhinen e Ferrit, krah shefit “djall” @renatomekolli e me bashkepunetore profesioniste e mbi te gjitha njerez te mire, me @silvanababaramo@reditreni e @fatmirminga. Eshte projekt qe ngacmon e per te cilin duhet te punojme, te gjithe, shume fort. E qe kerkon, padiskutim nje kast shume te mire konkurrentesu #ejasfidojedjallin", shkruan Hasani./L.F-dritare.net