Autorja e Harry Potter: Rregullat për të qenë të suksesshëm!

Ajo është një romanciere ose më mirë e njohur si autore e serialit fantastik, Harry Potter. Libri ka tërhequr vëmendje në mbarë botën, ka fituar shumë çmime dhe ka arritur të shesë mbi 400 milionë kopje. Në vitin 2004, Forbes e ka emëruar si njeriun e parë, i cili është bërë miliarder duke shkruar libra. Ajo është J.K. Rowling një shkrimtare jo pak e njohur edhe në vendin tonë, informon dritare.net

Ja 10 rregullat e saj për të qenë të suksesshëm shkëputur nga fjalime të ndryshme.

  1. Dështimi të ndihmon të zbulosh veten.
  • Dështimet më kanë dhënë një siguri të brendshme sepse unë nuk mund t’ia dilja kurrë pa kaluar sprovat. Dështimi më mësoi gjëra rreth vetes, të cilat unë nuk do të mund t’i mësoja në asnjë mënyrë tjetër. Zbulova se kisha një vullnet të fortë dhe më shumë disiplinë sesa kisha menduar. Gjithashtu zbulova se kisha miq, vlerat e të cilëve e kalonin atë të pasurive. Dija që ke dalë më i mençur dhe i fortë nga pengesat do të thotë që ti je i sigurt në mundësitë e tua për të mbijetuar. Ti kurrë nuk mund ta njohësh realisht veten dhe forcën e marrëdhënieve të tua, derisa të dyja vendosen në provë nga fatkeqësitë. Dije të tilla janë dhuratë e vërtetë, për gjithçka e cila është fituar në mënyrë të dhimbshme dhe që është më e vlefshme se çdo kualifikim që kam fituar ndonjëherë.

2. Ndërmerrni veprime mbi idetë tuaja.

  • Isha në trenin e Manchester për në Londër dhe ideja erdhi, thjeshtë erdhi.
  • A të ka ndodhur diçka e tillë më parë?
  • Të them të drejtën, po. Dua të them që më kanë ardhur ide të tjera, sepse unë mendoj që nëse je një shkrimtar dhe kjo është ajo për të cilën ti shpenzon kohën më të madhe, idetë vijnë te ti. Por asgjë nuk ka ardhur me kaq dëshirë, prandaj mendova “Dua shumë ta shkruaj këtë.” Dhe teksa zbrita nga treni, u drejtova menjëherë për në shtëpi dhe nisa të shkruaj.

J.K. Rowling: 3. Ti do të kritikohesh.

  • Është një ndër gjërat më të bukura dhe të mrekullueshme rreth letërsisë siç është rreth filmave, muzikës, kryekëput subjektive.
  • Pra është opinioni i gjithkujt.
  • Kjo është ideja, pikërisht. Sigurisht, ti lëviz në këtë botë. Nëse ti pret që thjeshtë të qëndrosh nën dushin e lëvdatave të përhershme, ka diçka që nuk shkon me ty.
  • Është e drejtë.
  • Ti do të kritikohesh, e dija që duke ecur përpara, gjëja argëtuese është se unë nuk jam njeri praktik, nuk isha kurrë një njeri me vetëbesim dhe ka fusha në jetën time në të cilat unë jam shumë delikate. Por jo në këtë fushë. Në këtë fushë unë mendoj që është e drejtë dhe me vend, unë duhet të kritikohem dhe kjo është letërsia, informon dritare.net
  1. Kujtohu se ku nise.

 

  • Këtu keni shkruar?
  • Mm hmm, kjo është dhoma në të cilën përfundova “Guri Filozofal” (Guri Filozofal është libri i parë i serisë Harry Potter). Këtu është vendi në të cilin jeta ime ndryshoi krejtësisht. Jeta ime ndryshoi shumë. Ndjej se u bëra vetja ime e vërtetë dhe gjithçka u shpërbë. Bëra shumë rrëmujë gjërat, por ishte një çlirim. Kështu dua të shkruaj, kështu shkruaj librin, shkrova librin. Cila mund të jetë e keqja që mund të ndodhë? Do të refuzohej nga çdo shtëpi botuese në Britani, punë e madhe. Dhe prej vitesh tani ndiej sikur gjithçka të zhdukej dhe disa ditë ndihem kështu, a është e vërtetë kjo? Nuk ma merrte mendja që pas 10 vjetësh do të rikthehesha këtu me një skuadër xhirimi dhe do të gjeja librat e mi, në librarinë e dikujt tjetër. Është kaq e pabesueshme për mua. Ishte jeta ime dhe ishte kaq e vështirë. Nuk e dija që do të kisha përfundimin si në një përrallë. Tregon mes lotësh shkrimtarja e sagës Harry Potter, informon dritare.net

 

  1. Beso!
  • Më kujtohet njëherë dhe ishte si të them, do ta quaja një mendjemprehtësi të shpejtë. Tani, sigurisht, nëse nuk do të ndodhte me të vërtetë, do të ishin mendime të çmendura ato që kisha, por më kujtohet një ditë teksa shkruaja “Guri Filozofal”, isha duke u larguar nga kafeneja në të cilën po punoja, ishte një moment teksa mendova “vështirësia do të jetë publikimi i tij, nëse do të publikohet, do të jetë i bujshëm.”
  • Uau!
  • Dhe ishte pikërisht kjo që ndodhi.
  • Pra ishin, le të themi, të dhëna të cilat të vinin nga zëri në kokën tënde?

Ideja është të besosh, apo jo? Të gjithë e dinë që unë nuk isha njeriu më i sigurt në botë, nuk isha dikush me shumë… në fakt, do të thosha një njeri me pak vetëbesim dhe këtë gjë vendosa ta besoj. Ishte pikërisht një gjë në jetën time, të cilën e ndieja se mund të tregoja një histori.

  1. Do të kesh gjithnjë shqetësime.
  • Gjithnjë do të kesh shqetësime. Mendoj se njerëzit do të ishin të surprizuar nëse do të dinin që unë ndieja shqetësime sa herë prodhoja një libër të Potter-it. Siç dihet, pesha e pritjes që kishte lexuesi nuk mund të them se ishte shkatërruese, ishte e jashtëzakonshme dhe e mrekullueshme të kishe atë ndjesi.
LEXO DHE :  Këto zakone të çuditshme, do ju zgjasin jetën!

Pra ishe në sfidë me veten?

  • Po dhe me pritshmërinë e miliona fansave, të cilët ishin të përfshirë shumë në histori dhe dëshironin të shihnin atë që dëshironin dhe unë e dija se ku po shkoja. Unë duhet të vendosja shumë në mendjen time dhe thjesht të mendoja “E di se ku po shkoj. Nuk duhet të ndikohem nga kjo.”
  1. Jeta nuk është një listë arritjesh.
  • E kthyer pas në kohë, do t’i thosha vetes sime në moshën 21-vjeçare që, lumturia vetjake qëndron duke ditur se jeta nuk është një listë arritjesh apo objektivash. Kualifikimet e tua, CV-ja jote, nuk janë jeta jote, megjithëse mund të njohësh shumë njerëz të moshës time apo më të mëdhenj që i ngatërrojnë të dyja. Jeta është e vështirë dhe e komplikuar dhe mbi kontrollin total të gjithkujt, prandaj përulja për të mësuar, mund t’ju mundësojë t’i mbijetoni peripecive.
  1. Këmbëngulja.
  • Shpesh lexuesit e rinj më pyesin se çfarë do t’u këshilloja unë nëse do të dëshironin të bëheshin shkrimtarë. Kjo është mënyra sesi ia dola unë, prandaj është dhe e vetmja këshillë që mund t’u jap. Duhet të lexoni sa më shumë të mundeni, sepse është e vetmja mënyrë për të dalluar të shkruarit mirë dhe të mëson se çfarë është një shkrim i keq dhe këto janë gjëra me të vërtetë të mira. Ka mundësi të kaloni në një fazë, në të cilën do të imitoni shkrimtarët tuaj të preferuar. Ky është një proces tjetër i të mësuarit. Lejojani vetes të shkruani shumë e shumë gjepura. Duhet thjeshtë t’i shkruani ato për t’i nxjerrë nga “sistemi juaj” dhe herët a vonë do të kuptoni çfarë duhet të bëni realisht dhe cila është rryma juaj. Duhet të këmbëngulni, sepse është një karrierë me shumë “kthime pas”, por çmimi do të jetë i madh.
  1. Ëndrrat mund të bëhen realitet.
  • Gjithnjë kam dashur të bëhem shkrimtare. Ti e dëshiron, ëndërron sikur mbështet veten nëpërmjet të shkruarit. Është pak nga të dyja, pasi unë isha shumë e vetëdijshme që librat e fëmijëve, mundësia për të mbështetur veten duke shkruar letërsi për fëmijë është e vogël. Ky është realiteti i saj, për të cilin isha krejtësisht e vetëdijshme, informon dritare.net
  1. Ju keni fuqinë për të imagjinuar më mirë.
  • Nëse ti zgjedh të përdorësh statusin apo ndikimin tënd, për të ngritur zërin në vend të pazëve, nëse ti zgjedh të identifikohesh jo vetëm me fuqinë, por edhe pafuqinë, nëse ti mundesh të imagjinosh veten në vend të atyre që nuk kanë avantazhet e tua, atëherë nuk do të jenë vetëm familjarët, të cilët do të festojnë ekzistencën tuaj, por mijëra dhe miliona njerëz, realitetin e të cilëve e ke ndihmuar ti të ndryshojë. Nuk na duhet magjia që të transformojmë botën tonë. Ne mbajmë brenda vetes të gjithë fuqinë e nevojshme. Ne kemi fuqinë të imagjinojmë më mirë. Përshtati: Aldo Mustafa/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.