Autobusi përplaset me makinën, 10 të plagosur në Kosovë
E Hënë 24 Qershor 2019, 19:07
Dritare.net
Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një autobus, raortojnë mediat kosovare.
Avni Zaiti nga Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme derisa ka thënë se personat e lënduar janë dërguar menjëherë në spitalin e Ferizajt.
“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar pasditen e sotme rreth orës 15:30, i ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë segmenti rrugor fshati Qubrei. Të përfshira një veturë dhe një autobus, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar 10 persona, të cilët kanë kërkuar tretmanët mjekësor në QKMF Skenderaj dhe Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha Zaiti ./ I.M-Dritare.net