Shpërthen me bombë autobusi në Egjipt pranë piramidave së Gizës
E Diel 19 Maj 2019, 20:08
Dritare.net
Mediat ndërkombëtare raportojnë se autobusi me turistë është goditur me bombë, ndërsa kanë mbetur të plagosur 16 persona.
Ky është incidenti i dytë që përfshin turistë në Egjipt në gjashtë muajt e fundit.
Në dhjetorin e 2018, tre turistë vietnamezë dhe një udhërrëfyes u vranë prej një bombe që iu vendos autobusit me turistë pranë piramidave të Gizës.
Përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë asnjë grup, por dyshohet se këtë akt e kanë kryer ekstremistët islamikë të ISIS./ I.M-Dritare.net