Austria shprehet e qartë/ Duam që Shqipërisë t'i hapen negociatat
Dritare.net
“Shqipëria dhe Austria gëzojnë raporte të shkëlqyera diplomatike dhe janë të mbështetur në histori ta pasur dhe në interesa institucionale të ngushta. Austria është një partner i Shqipërisë. Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ka vazhduar suksesshëm procesi i vettingut, por edhe ngritja e trupës gjyqësore, si dhe ka intensifikuar luftën kundër korrupsionit”-tha ministri austriak.
Alexander Schallenberg deklaroi sot në Tiranë, se agjencia austriake do të japë 200 mijë euro për të prekurit nga tërmeti.
“Agjencia austriake do t’i japë 200 mijë euro për të prekurit nga tërmeti. Mund t’ju sigurojë se Austria do t’i ndihmojë miqtë tanë këtu në Shqipëri. Qëndrimi i Austrisë është shumë i qartë dhe ne duam të hapet drita e gjelbër me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Ne jemi përpara diskutimeve të vështira, sepse ju e dini se nuk ka unanimitet në Këshill, por ajo që duhet thënë është se Austria do të mbështesë Shqipërinë. Ne do t’ju ndihmojë në të gjitha mënyrat. Këtu keni një ambasador që është shumë i mirë dhe ju jeni në duar të mira. Mund ta përdorni ambasadorin e Austrisë këtu. Ne do të përpiqemi që në fushën ekonomike marrëdhëniet tona do t’i dërgojmë më tej bashkëpunimet”, përfundoi ministri austriak.