Aurel Voda ofendoi gazetarët/ Manastirliu: Nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë
E Mërkurë 23 Tetor 2019, 10:10
Dritare.net
“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”-shkruan ajo./L.F-dritare.net