Audio-përgjimi, Prokuroria nis hetimin e pasuror për Agron Xhafajn

Policia ka nisur hetimin pasuror të vëllait të ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Hetimi pasuror i Agron Xhafaj ka nisur në kuadër të ligjit anti-mafia, pas regjistrimit të procedimit penal në ngarkim të tij te Krimet e Rënda për audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike., nga ku pretendohet se Agron Xhafaj flet me Albert Veliun për trafikimin e një sasie kanabis jashtë vendit.

Për shkak se Prokuroria dyshon përfshirjen e Agron Xhafaj në një trafik narkotikësh, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur shkresa zyrtare në të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri për të zbardhur llogaritë bankare të Agron Xhafajt. Shkresa janë dërguar edhe në Hipotekë për të mësuar nëse ka prona në emër të Agron Xhafajt dhe si mund të jenë blerë ato.

LEXO DHE :  Rama publikon raportin e BB: Ja sa është ulur papunësia në Shqipëri!

Kujtojmë se Agron Xhafaj ndodhet në Itali, ku shkoi vullnetarisht dhe ka një vendim penal nga Gjykata Italiane, ndërsa Albert Veliu, i cilësuar si dëshmitari X ndodhet në Kosove dhe pretendon se e ka njohur Xhafajn në Itali para shumë vitesh, dhe pasi ra në burg nuk u interesua me për të./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.