Atentat në Burrel/ Makinës i vendoset tritol
E Mërkurë 25 Tetor 2017, 22:10
Dritare.net
Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur pasi një makine të parkuar para nj mobilierie i është vendosur tritol.
"Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 në hyrje të qytetit, ku pranë një mjeti është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë konstatuar se në oborrin pranë një mobilerie, ka qenë i parkuar një automjet tip “Land Rover”, ku pranë këtij automjeti dyshohet se është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke u dëmtuar pjesërisht.
Automjeti është në pronësi të shtetasit F.B, rreth 50 vjeç, banues në Burrel.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.",-njofton policia./ I.M-Dritare.net