Asnjëherë mos i bëni këto 5 gjëra para gjumit!
Dritare.net
Dritare.net sjell për ju 5 gjërat kryesore që nuk duhet t’i bëni para se të flini gjumë, sepse do keni probleme.
1. Mos pini ilaçe (qetësues) para gjumit
Kur ju jeni me grip, jeni ftohur apo me alergji, të flesh gjumë është një nga problemet më të vështira në ato momente, dhe ju merrni një ilaç pastaj shtriheni për gjumë. Por ju mos e përsërisni më këtë gabim, sepse ilaçet e pira para gjumit do shkaktojnë më shumë lodhje.
2. Mos përdorni mjete teknologjike
Ne jemi të sigurt që të gjithë ju që po na lexoni tani, mbani telefonin para gjumit në dorë, por e keni menduar ndonjëherë sesa dëme iu shkakton. Jo vetëm dëmton sytë tuaj, por çrregullon edhe gjumin. Mënyra më e mirë është zëvendësimi i tij me një libër.
3. Mos bëj dush para gjumit
E drejtë që dushi në darkë të relakson, por për gjumin është e padrejtë. Kjo sepse në darkë, trupi ftohet, dhe kur bëni një dush të ngrohtë, ai ngrohet. Pastaj që trupi të kthehet në normalitet duhen disa orë, deri atëherë mund të ketë shkuar vonë për gjumë.
4. Mos hani ushqime të thata
Nëse hani ushqime jo të shëndetshme në darkë, barku juaj do fryhet dhe do keni vështirësi me gjumin. Ushqimet me kripë dhe me sheqer as mos e mendoni t’i hani.
5. Mos konsumoni kafeinë
Kafeina ju ndihmon të rrini zgjuar dhe e zgjat gjumin me 12 orë, prandaj mos e konsumoni në darkë, sepse do mbeteni pa gjumë. Konsumin e kafeinës, është mirë ta lini për mëngjes./E.B-dritare.net