Artisti shqiptar mahnit me ekspozitën e veçantë në Firence
Dritare.net
Në një udhëtim të jashtëzakonshëm përmes skulpturave dhe momumenteve po ashtu, të shpërndara mes Kopshtit të Bobolit dhe qytetit të Firences, Helidon Xhixha ka shqyrtuar idenë e kaosit dhe të rregullit. Veprat e tij, me formën e tyre specifike dhe pasqyrën e shndritshme, shkrihen me mjedisin rrethues, dhe të ofrojnë interpretime të reja mbi temën e artit dhe natyrës, temë shumë e dashur në shekujt XVI-XVII, dhe artistët e sotëm e vlerësuan dhe e përshkruan atë në një mënyrë të mahnitshme, sipas Dritare.net. Veprat e ekspozuara janë kryesisht të pa hedhura akoma në treg, pasi janë krijuar nga artisti posaçërisht për këtë event.
Xhixha ka krijuar një rend të ri të strukturave në një pamje të zakonshme dhe kaotike, por për një "vëzhgim më të kujdesshëm” krijimet e tij janë tepër të veçanta dhe shprehin një pikëpamje tjetër lidhur me artin e sotëm.
Në shumicën e veprave të tij, Helidon Xhixha ka transformuar çelikun inox duke e pasqyruar në forma të pabesueshme abstrakte me madhështi dhe bukuri të vecantë, ka një perceptim vizual mbi ndërveprimin midis metaleve dhe dritës, midis objektit dhe mjedisit rrethues, dhe ndërmjet materialeve të prekshme dhe të paprekshme. Sukseset e fundit kanë qenë në Venecia, në vitin 2015 dhe në Londër, si dhe çmimet prestigjioze të marra, i kanë dhënë artistit një pozicion specifik në skenën ndërkombëtare të artit dhe veprat e tij janë një nga më të njohurat dhe nga më të kërkuarat në skulpturën bashkëkohore, informon Dritare.net.
Arti i Xhixhës ka një frymë të natyrshme dhe si e tillë flet për të gjithë, në lartësi të ndryshme kulturore dhe intelektuale, siç dëshmohet nga drejtori i "Galerisë të Uffizit", Eike Schmidt, këto vepra kanë një tension të veçantë komunikativ dhe krijojnë një marrëdhënie të ndryshme dhe unike me çdo vëzhgues. Rrallë ndodh, që skulptura të tilla kanë arritur të tërheqin vëmendjen në të njëjtën kohë, të fëmijëve dhe të të rriturve, të cilët sapo i shohin menjëherë tentojnë të bëjnë foto me celularët që kanë në dorë. Kjo tërheqje e menjëhershme tregon qartë reagimin e njerëzve, të cilët mahniten kur i vëzhgojnë ato, informon Dritare.net.
Ekspozita - me një katalog të botuar nga shtëpia botuese 'Sillabe' - është drejtuar nga Diego Giolitti dhe Eike Schmidt. Organizuar me mbështetjen e komunës në Firence, ajo është promovuar edhe nga Ministria e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit, me Galerinë e Uffizit dhe Muzetë e Firences, informon Dritare.net./gonews.it/D.G.-Dritare.net