Artiola Toska: Unë i martoj ata ndahen, mendojeni mire nëse do të më ftoni në dasmë!
E Diel 16 Qershor 2019, 14:02
Dritare.net
“Ishim në një koncert në Çikago dhe më thërret një nga fansat që ishte i pranishëm. Më tha se më kishte parë në një dasmë rreth 6 vjet më pare te kushëriri i tij. Normalisht nuk e mbaja mend jo vetëm sepse këndoj në shumë dasma, por edhe memorien e kam të dobët. Vazhdova këngën. Por më thërriti prapë. Më kishte parë sërish te dasma e shokut të ngushtë. Kur rifillova këngën ma bëri sërish me shenjë. Edhe te vëllai im ke qenë para katër muajve. Dhe te tre këto çifte u ndanë.”,-ka rrëfyer me humor Artiola.
Në fund ajo e ka treguar këtë histori për të gjithë të pranishmit në koncert duke i këshilluar që ta mendojnë mirë nëse duan ta ftojnë në dasmën e tyre./K.C/dritare.net