Arti dhe Lidershipi! 

Nga Iris Halili *

A ka ngjashmeri midis liderit dhe artistit?
Kjo eshte pyetja.

Ka shume pika qe e bashkojne artin me lidershipin. Arti dhe lidershipi forcen e ekzistences e gjejne tek frymezimi i njerzve dhe magjepsja e tyre. Artit te vertete edhe lidershipit te vertete vleresimin ja jep koha, autenticiteti dhe sherbimi ne misionin human.

Kush me mire se artisti di te komunikoje e zgjedh gjuhen e duhur, ne kohen e duhur e t’i jape fjales magjine e vertete? Lideret e arrire jane mjeshter te komunikimit.

Arti i vertete lind vetvetishem, por edhe lidershipi i vertete shfaqet vetvetishem dhe eshte gati te veproje ne cdo cast qe koha e therret.

Arti i madh eshte i bazuar ne forcen e pasionit dhe energjise se artisit, nderkohe qe edhe lidershipi as qe mund te mendohet pa keto cilesi. Cilit lider apatik do t’i shkonin ndjekes nga pas??

Arti eshte krijuar te cliroje ndjenjat e artistit, t’i sublimoje ato duke kryer ne kete menyre edhe sublimimn e ndjenjave te adhuruesve te ketij arti; lidershipi eshte krijuar  t’i transmentoje ndjenjat e ndjekeseve e t’i vere ato ne veprim.

Ndjekesit e liderit apo adhuruesit e artistit ndihen personalisht te realizuar ne fuqi permes veprave te liderit dhe ne art permes artit te artistit. Ka nje kalim natyral te ketyre ndjenjave. Jo gjithkush eshte i zoti te beje art, por gjithkush eshte pak a shume ne gjendje te shijoje art; jo gjithkush eshte ne gjendje te ushtroje fuqine e tij, por gjithkush dhuron fuqine personale tek lideri duke i thene natyrshem: “Tani me drejto”!  Ne nje menyre fare natyrale njerzit zgjedhin liderin apo artistin per te ushtruar dhe sublimuar ndjenjat e tyre te fuqise apo ato artistike.
Lideri  nuk mund te ekzistoje pa ndjekes; po keshtu dhe artisti pa adhurures; ne nje maredhenie te vecante lideri eshte i lidhur me ndjekesit  po aq sa eshte artisti i lidhur me adhuruesit e tij.

Si para nje vepre arti qe sygjestionon, para fjaleve apo akteve te nje lideri ndjekesit po ashtu magjepsen e sygjestionohen. Vepra e artit behet model imitimi per fansat; sjellja e liderit behet model imitimi gjithashtu per ndjekesit. Modelet e artit kthehen ne shkolla artistike qe frymezojne dhe iluminojne brezat; modelet e lidershipit behen modele dhe iluminojne gjithashtu brezat.
Historia e maredhenieve njerzore na meson se vetem dy tipa figurash publike kane forcen te behen modele imitimi dhe keta jane artistet apo lideret; Ata behen te rendesishem  pikerisht per kete lidhje te pazgjidhme me adhuruesit e tyre dhe ndikimin e pamate qe kane ne to.

LEXO DHE :  Momentet e tmerrit në Tiranë e Durrës, çfarë bëri Dritare.net mbrëmë!

Artistet njihen per fleksibilitet; kete tipar duhet te kene edhe lideret. Artistet njihen per ndershmeri, natyralitet dhe nje lidhje gati te pazgjidhme me progresiven; Po keshtu duhet te jene dhe lideret. Artistet njihen per ndjeshmeri te larte, po keshtu duhet te jete edhe lideri i vertete; Artistet njihen per mos tradheti te kauzes artistike dhe tipare avant -garde; po keshtu duhet te jene edhe lideret. Berja art eshte vetesakrifice per artistin; po keshtu edhe lidershipi i vertete eshte vetmohim ne sherbim te ndjekesve.

Artisti mbetet i tille pikerisht se ka besim tek talenti personal. Nga ana tjeter eshte besimi qe lideri ka dhe duhet te kete ne vetvete qe e ben ate te afte te drejtoje e fitoje bindjen e ndjekesve.

Artistet i besojne intuites se tyre, nuk i tremben ndryshimeve, kane disipline ne pune dhe mbajne gjithmone nje tis humori. Lideret qe kane keto cilesi jane vertet efektive.

Artistet njihen per kurajon dhe guxim gati mbinjerzor per ta thene te verteten dhe mbrojtur ate me cdo kusht; te tille jane dhe lideret efektive.  Artistet jane te sinqerte dhe te ndershem ne cdo hap pasi arti i tyre duhet te jete i paster si vete ndjenjat e tyre. Asnje lider nuk mund te frymezoje me shume se ai i sinqerti dhe i ndershmi, se ai qe mban premtimin me cdo kush e ne cdo rrethane.
Arti real nuk njeh kompromis, po keshtu dhe lidershipi i vertete nuk njeh kompromise qe do te rrezikonin kauzen e ndjekesve.  Artisti prodhon art dhe shfaq personalitetin e tij  dhe frymezimet te tij jo bazuar ne direktiva apo instruksione, po keshtu edhe lideri i sukseseshem drejton vetvetishem ne misionin e sherbimit ndaj ndjekeseve dhe jo i drejtuar nga forca dytesore e interesa jashte raportit lider- ndjekes.

Ne kete analize sintetike nje gje eshte e qarte: Arti i vertete eshte hapesira e madhe nga buron dija dhe lidershipi i cdo sfere ka se cfare te mesoje nga artistet ndersa keta te fundit mbeten dhenesit e perjetshem.

Mund te shkruanim shume gjate e te rreshtonim ne sa e sa shume pika ngjajne arti me lidershipin, per nese themi lidershpi eshte art apo duhet te jete art, pothuaj i kemi thene te gjitha!/Dritare.net

*Iris Halili jeton në Miami, Florida dhe ka përfunduar shkollën e doktoraturës në USA për “Edukim në Lidership dhe Zhvillim Organizatash”. Ky artikull botohet për herë të parë në dritare.net dhe është pjesë e librit “Për Lidershipin” që autorja do ta sjellë së shpejti pranë lexuesit shqiptar

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.