Arta Vorpsi u betua në noteri, Presidenca: Mund të betohej edhe në parukeri!

Gjyqtarja Arta Vorpsi,  e cila është emëruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, por e cila nuk njihet nga Presidenti, dhe vendin e saj me dekret të Metës e ka zënë Marsida Xhaferllari, është betuar ditën e sotme si gjykatëse në një noteri.

Meta kishte refuzuar t’i bënte një ceremoni betimi, ndërsa zëdhënësi i Presidenti Tedi Blushi ka reaguar pasi ajo është betuar tek noteri.

LEXO DHE :  Tërmeti shkund përsëri vendin!

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja. Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët”, shkruan Blushi në Facebook./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.