Arta Marku debat me prokurorët: Këtu drejtoj unë!

Sot është zhvilluar mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Prokurorëve, mes kryeprokurores Arta Marku dhe një grupi prokurorësh.

Mbledhja, i cila u zhvilluar për zëvendësimin e Antoneta Sevdarit, është shoqëruar me debat mes Markut dhe prokurorëve.

Kandidatja e vetme që garon për zëvendësimin e Sevdarit si anëtare e KLP-së, ishte Vate Staka, e cila u ftua nga Marku të paraqesë platformën për KLP.

Në këtë moment e ka ndërprerë prokurori Sokol Malaj, i cili tha se në emër të 45 prokurorëve që kishin firmosur, kërkonte ndryshim të rregullores.

LEXO DHE :  Kjo vajzë….14 tetor 2012!

“Të thuhet në fletë votimi: votë pro, kundër dhe të pavlefshme. Dhe kandidati duhet të bëhet anëtar nëse merr 50+1% të votimeve”, ka kërkuar prokurori Malaj.

Ndërkohë kryeprokurorja Marku i ka bërë replikë duke i thënë:  “Ne do të vijojmë me votimin, kush nuk do të marrë pjesë është i lirë të largohet. Uluni ose dilni jashtë, mbledhjen këtu e drejtoj unë”./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.