ARRSH apel shofereve: Moti i keq, ulni shpejtësinë!

Autoriteti Rrugor Shqiptar, për shkak të motit të keq dhe shiut të dendur, ka dalë në një deklaratë, ku u bën apel shoferëve të ulin shpejtësinë.

“📌Nata e mbrëmshme është shoqëruar përsëri me reshje të dendura shiu 🌧 në të gjithë territorin.
Situata paraqitet si vijon:

👉Rajoni Verior
Ka pasur reshje në të gjithë territorin, po pa shkaktuar probleme në qarkullim.
Të gjithë specialistët 👨‍🔧 dhe kontraktorët 🚜 janë në terren në gatishmëri për çdo situatë.

👉Rajoni Qendror
Ka pasur reshje të shumta gjatë gjithë natës.
Në segmentet e zonës së Dajtit nga reshjet ka rënie gurësh e dherash është punuar për pastrimin e tyre.
Rrugët dytësore dhe segmentet e Kamzës kanë pasur disa vështirësi në qarkullim (te nënkalimi i City Park). Tani situata është e normalizuar. Grupet e punës janë përqendruar në Bubq – Ishem.
Në zonën e Ibës ka pasur rënie të dendura shiu kontraktori ka punuar për stabilizimin e situatës.
Në segmentet rrugore të zonës se Belshit, si rezultat i shirave të dendur në disa vende ka rënie gurësh. Kontraktori po punon për pastrimin e plotë të rrugës.
Në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht.✅

LEXO DHE :  Drafti paraprak i Këshillit Evropian: “Po” me kushte, Shqipërisë

👉Rajoni Jugor
Ka pasur reshje të shumta sidomos në qarkun e Gjirokastrës.
Në Dragot dhe pranë Ujit të ftohtë ka pasur vërshim ujërash dhe dherash, kompania e mirëmbajtjes ka punuar gjatë natës duke kthyer qarkullimin normal.
Aktualisht në Rajonin Jugor të gjitha akset janë me qarkullim normal.
Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë të përkeqësuar të motit.✅
⚠️I bëjmë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve🚘 të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore”, thuhet në njoftim./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.