Arrestohet bashkëshorti i ministres Besa Shahini
E Hënë 13 Maj 2019, 11:11
Dritare.net
Molliqaj është bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri Besa Shahini, të cilët vetëm pak kohë më parë kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme. PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”, thuhet në reagimin e PSD-së./E.B-dritare.net