Arrestohet bashkëpunëtori i vrasësit të ish-komisarit, Artan Cuku

Një tjetër i dyshuar për vrasjen e komisar Artan Cukut është arrestuar nga policia greke. Një 30-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar dje nga autoritetet greke në Athinë, nga Oficerët e Divizionit të Kërkimit të Athinës, pasi për të kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

Autoritet greke bëjnë me dije se arrestimi ka ardhur pasi 30-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga pala shqiptare, me akuzën e pjesëmarrjes në vrasjen e një oficeri policie, ngjarje e cila ka ndodhur në datën 8. 4. 2017 në Shqipëri. 30-vjeçari me urdhër të një personi tjetër, i cili ishte arrestuar më parë nga viktima, dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e oficerit të policisë./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Aurela Gaçe publikon këngën e re

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.