Arrestohet 47 vjeçari në Tiranë, përndiqte dhe dhunonte ish të dashurën
E Enjte 12 Janar 2017, 17:05
Dritare.net
Policia e Tiranës, ka arrestuar një 47 vjeçar nga qyteti i Fierit pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.
Në pranga ka rënë Renato S i cili është arrestuar ditën e djeshme rreth orës 17:00, pasi është denoncuar nga ish-e dashura e tij, shtetasja me iniciale S.L 31 vjeç, me banim në Tiranë, se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Policia ka njoftuar se 47-vjeçari, ka përndjekur duke ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj ish të dashurës S.L., 31 vjeçe. Këtë gjë mësohet se 47-vjeçari e ka bërë këtë prej disa muajsh, duke i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme ankthi e frike 31-vjeçares.