Arrestohet 39 vjeçari, ia bëri jetën ferr të dashurës sepse ajo e infektoi me hepatit

Një 39 vjeçar është arrestuar pasi përndiqte dhe kërcënonte një femër. I arrestuari Arben Papa kishte vendosur tre muaj më parë, që të rilidhej me ish­ të dashurën e tij, pas 20 vjetësh. Pasi kreu marrëdhënie me Blertina L. Papa zbulon se kishte marrë hepatitin B. Pas kësaj Papa ka nisur të kërcënojë të dashurën me armë dhe ta përndjekë. Arbeni ka reaguar negativisht ndaj Blertinës duke e fyer dhe ofenduar në mënyrë të vazhdueshme. Ai i shkruante letra ku e bënte atë fajtore. Madje ai ka ofenduar edhe motrën e Blertinës, ndërsa ka kërcënuar me armë nënën e tyre dhe një person që ndodhej në rrugën “Fortuzi”./dritare.net

LEXO DHE :  Foto/ Tiranë, mjeti merr flakë në ecje e sipër, policia bashkiake i vjen në ndihmë shoferit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.