Arrestimi i zyrtarëve të PD, protestë e papritur para policisë Elbasan për lirimin e tyre

Mbështetës të Partisë Demokratike kanë protestuar sot në mbrëmje para drejtorisë së policisë në Elbasan, duke kërkuar lirimin e eksponentëve të PD, të arrestuar për shkak se goditën me sende të forta eskortën e Ramës dje në Librazhd.

7 persona u arrestuan dhe 16 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë nga policia për protestën e djeshme në hyrje në Librazhdit kundër kryeministrit.

LEXO DHE :  Meta: Të shkojmë në referendum për Kushtetutën!

Policia arrestoi ish-deputetin demokrat Aurel Bylykbashi, dhe 6 drejtues e zyrtarë të degëve të Partisë Demokratike në Librazhd, Prrenjas dhe Elbasan.

Protestuesit të cilët u mblodhën mbrëmjen e sotme para policisë Elbasan i kanë quajtur veprimet e policisë si hakmarrje politike dhe kanë kërkuar lirimin 7 të arrestuarve./e.k-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.