Arrestimi i zyrtarëve të PD, Basha thirrje policëve: Mos iu bindni urdhrave të Ramës

Lulzim Basha ka bërë një delaratë për mediet në selinë blu pas arrestimit të djeshëm të zyrtarëve të PD-së në qarkun e Elbasanit. Ai theksoi se arrestimet e bëra janë reprezalje të hapura politike ndaj atyre që protestojnë kundër regjimit.

Policia politike e Edi Ramës ka ndaluar dhjetëra anëtarë e mbështetës, ka arrestuar dy drejtuesit e PD-së në Librazhd, në Prrenjas sekretarët, ish-deputetin e PD-së dhe dy mbështetës. Këto veprime janë reprezalje politike ndaj kundërshtarëve politikë që protestojnë ndaj regjimit të Ramës.”, tha Basha.

Në fund Basha i bëri thirrje policisë të mos i binden urdhrave që sipas tij janë politikë.

LEXO DHE :  Reagon BE: Gjykatë Kushtetuese, funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur

Ju bëj thirrje policëve e prokurorëve mos u binden urdhrave të paligjshëm të autokratit të korruptuar e veglave të tij“,- tha Basha.

Kujtojmë se ditën e djeshme, një grup protestuesish i bllokuan rrugën kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky i fundit po shkonte në një takim elektoral në Librazhd. Policia ka njoftuar se janë proceduar 23 persona , mes të cilëve 7 janë arrestuar për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore. /L.F/dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.