Arrestimi i Redjan Rrajës/ Ja kush ishte vajza e famshme që u pyet në polici!

BalkanWeb” ka zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e 1 nëntorit, te mbikalimi i Shkozetit, në Durrës, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi makina e prokurorit Arjan Ndoji, në të cilën ndodhej edhe shoferi i tij, Andi Maloku, dhe një njeri i njohur i botës së krimit, Pëllumb Muharremi alias Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut.

Pak më parë “BalkanWeb” raportoi se është marrë në pyetje mikesha e personit të vetëm të arrestuar deri më tani si autor i dyshuar i atentatit, Redjan Rrajës, që ishte një modele e njohur.

Ndërkohë, “BalkanWeb” ka zbuluar se bëhet fjalë për një vajzë mjaft të njohur të showbiz-it shqiptar e më gjerë, që është edhe pjesë e modelingut, dhe që është pikërisht Kejvina Kthella. Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

LEXO DHE :  E thotë shkenca: Ushtrimet ju bëjnë më të lumtur se paratë!

Burime policore se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e të vërtetës./balkanweb/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.