Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestimi i Albin Kurtit dhe dy deputetëve të VV, gjykata jep vendimin

Arrestimi i Albin Kurtit dhe dy deputetëve të VV, gjykata jep vendimin

Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj- Bujupi, janë arrestuar sot teksa po hynin në seancën e Kuvendit të Kosovës, janë dërguar menjëherë për në qelitë e paraburgimit.

Tre deputetëve u është komunikuar menjëherë masa e arrestit prej 30 ditësh, raporton KTV. Albin Kurti, u arrestua nga Policia e Kosovës pas urdhërarrestit të lëshuar për hedhjen e gazit lotsjellës. Ai është prangosur teksa po hynte në ambientet e Kuvendit të Kosovës.  Dhe dy deputetet e tjera Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj- Bujupi është lëshuar urdhërarresti pasi munguan në Gjykatë për çështjen e hedhjes së gazit.  Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar dhe vendimi është dhënë nga gjykatësi i Themelores në Prishtinë, Beqir KAlludra./D.M-Dritare.net