Arrestimet për ndërtimet/ PD: Prokuroria arrestoi cironkat, Dako i vetmi përgjegjës për masakrën urbane në Durrës
Dritare.net
Përmes një deklarate kryetari Ferdinant Xhaferaj ka shkruar se Vangjush Dako, është fajtor për masakrën urbane në qytetin bregdetar
"Për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës urbane në Durrës ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti
Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll. Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet.Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për faktin e thjeshte se është nën juridiksionin e Ramës" -shkruan Xhaferraj./ I.M-Dritare.net