Arratisja nga Kosova, vendi më i lumtur në rajon
Dritare.net
2014 Kosova vendi më i lumtur në rajon
2015 Kosova, vendi më i lumtur në rajon
2016 Kosova vendi më i lumtur në rajon
2017 Kosova në vendin e 76 në botë
2018 Kosova vendi më i lumtur në rajon
2019 Kosova vendi më i lumtur në rajon
Për 5 vjet, më shumë se 170 mijë qytetarë kanë ikur nga vendi i lumturisë! Dokument i Bankës Botërore: "Emigrimi ndërkombëtar nga Kosova është ndër më të lartët në botë, Raport Nr. 60590 - XK" Vizat nuk hiqen nga frika se nga vendi më i lumtur në rajon, ikën pjesa dërmuese e rinisë!
Të jesh i izoluar, të kesh shkollat më të dobëta, administratën më të korruptuar, qeveri me 100 ministra e zëvendës, shtetin e pasovranitet në veri dhe të papërfunduar dhe të deklarohesh më i lumtur, atëherë je bâ për me të fry te Burdushi, te Hashimi, dhe te Ramushi, sepse fatkeqësinë dhe mjerimin konsideron lumturi! Nga qindra pyetje që u shtrohen njerëzve në botë, tre faktorë janë marrë në konsiderim për përcaktimin e lumturisë së njeriut. Kjo është radhitja: “Haben, Lieben, Sein.” Me pasë, (domethënë puna dhe fitimi i mirë) me dashure dhe me qenë, (dmth. shëndeti.) Nëse merren me mbi 30 për qind veç e veç puna dhe dashuria, atëherë nuk mund të flitet për vend të lumtur, por për vend të stërvitur për të mashtruar edhe ata që kanë anketuar banorët e lumtur!
Në vitin 2015 nga një anketë reprezentative e UNICEF-it u mësua se 46 % e djemve seksualisht jo aktiv në Kosovë, kishin pasur mardhënie seksuale, por vetëm 9% e vajzave jo aktive! Me kë bënin seks ata 37 për qind, nuk dihet!
Edhe rezultati i lumturisë së tanishme shpjegohet me mungesën e kulturës së sinqeritetit! Një shoqëri me diku 35% të papunë, nuk mund të jetë e lumtur! Pa llogaritur edhe pagat e vogla, që dëmtojnë lumturinë e njeriut!/dritare.net