Armina Mevlani zbulon planet për martesë, flet për mëmësinë

Personazhi  i radhës i ftuar në “Pushime on Top”, në Top Channel ishte Armina Mevlani. Ajo ka zbuluar në emision marrëdhënien me familjen Berisha dhe planet për martesë.

“E kam një ide se ku dua ta bëj apo se si do të organizohet, por s’kam vendosur ende një datë që ta bëj publike.”,- tha ajo.

Armina ka folur edhe për mëmësinë, por thotë se ende është herët për të pasur një fëmijë, megjithëse i fejuari i saj, Shkëlzeni dëshiron shumë.

“E mendoj veten nënë. Unë jam e lumtur që Zeni ka dy fëmijë me të cilët unë shkoj shumë mirë dhe i dua jashtë mase. Jam gjithashtu e lumtur të dijë që fëmija im s’do të jetë si unë, por do të ketë shumë motra dhe vëllezër. Më pëlqen familja e madhe. Arsyeja e vetme pse s’kam bërë fëmijë është se s’jam ndjerë gati, por edhe Zeni s’më ka bërë presion dhe pse e dëshiron shumë. Unë jam 28-vjeç dhe shoqet e mia kanë mentalitet tjetër. Nuk mendojnë se fëmijë duhet bërë tani me patjetër. Unë dua t’i dedikohem 100% fëmijës tim, jo të ma rrisin të tjerët. Gjithsesi, fëmija mund të vijë pas martese.”,- tha Armina./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Ky detaj i prish foton Aulona Mustës!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.