Armë e drogë në Tiranë, 6 në pranga, mes tyre një nënoficer
E Shtunë 26 Mars 2016, 16:04
Dritare.net
Në operacionin e koduar me emrin “Agimi” përfunduan në pranga shtetasit Fatmir Haka, 33 vjeç, banues në Tiranë dhe me detyrë nënoficer në repartin e Zallherrit, Ylber Tahiri, 42 vjeç, Arben Metaj, 28 vjeç, Urim Haka, 22 vjeç, Valder Dedndreaj, 30 vjeç dhe Fajton Hoxha, po 30 vjeç, që të gjithë me banim në kryeqytet. Ata po përgatisnin transportin e lëndës narkotike, që do të bëhej me një automjet tip BMW me targa AA933BX.
Gjatë kontrolleve të kryera në banesën dhe makinën e shtetasit Fatmir Haka, policia ka gjetur 27 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash, një armë zjarri automatike, një pistoletë, krehër automatiku me 27 fishekë dhe 10 aparate celularë.