Arjola Shehu: Ja si e fitova punën në televizionin italian!
E Mërkurë 5 Dhjetor 2018, 14:02
Dritare.net
“Më vjen mirë që më kontaktoni. Unë isha vetëm për vizitë në Rai dhe nuk kam filluar punë aty. Isha në studiot e tyre për t’u njohur me ambientet dhe formën sesi punohet në Rai, një ftesë që më erdhi nga miku im gazetar, Marco Ardemagni.”,- shprehet Arjola.
Arjola ka zbuluar edhe planet e ardhshme me projektin italian. “Unë erdha për të prezantuar një anteprima tek Tipicità, një organizim italian, i cili do të mbahet më 9, 10 dhe 11 mars në Fermo të Italisë. Edhe ai do të prezantohet nga unë dhe Marco. Ky organizim është tërësisht italian dhe jam shumë e lumtur që iu besua edhe një shqiptareje.”,- thotë moderatorja./K.C/dritare.net