Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli në Ora News, ja emisioni që do të drejtojnë!
E Hënë 5 Gusht 2019, 18:06
Dritare.net
"E lumtur t'ju njoftoj se sot finalizuam kontratën me RTV ORA❤️ Bashkë do të shihemi çdo ditë nga e hëna në të premte, për te nisur një Dite te Re. Një eksperience që do ta ndaj me Kelvi Kadilin",- shkruan Arjola në Instagram.
"Ditë e Re", deri tani ka qenë drejtuar nga Dajana Shabani, Besmir Metani dhe Hermes Nikaj (Zogu).
Arjola Shehu la "Kush vjen për drekë", në Tv Klan, ndërsa Kelvi Kadilli "Pop Culture", në Top Channel për t'u bërë bashkë më pas në "Dite e Re", në RTV Ora.
Arjola është një ndër yjet e ekranit dhe bashkë me Kelvin, do të formojnë një çift, që ka për të marrë vëmendjen e të gjithëve, çdo mëngjes! /K.C/dritare.net