Arilena Ara: Edhe njëherë të më përqafojë, babi!
E Shtunë 5 Maj 2018, 14:02
Dritare.net
Për këngëtaren bukuroshe sot është një ditë e veçantë, dhe ajo e kujton me shumë mall, është ditëlindja e babit të saj. Ajo nuk mund ta urojë fizikisht, pasi ka ndërruar jetë, por ajo e kujton gjithmonë atë dhe të gjitha momentet që kanë kaluar së bashku.
Në Instagramin e saj, ka postuar një video ku shihet Arilena tek “Gjeniu i vogël” dhe babi i saj teksa e përqafon atë.
Nën video Arilena ka shkruar disa fjalë vërtet emocionuese: "Edhe njëherë të më përqafojë babi. Gëzuar ditëlindjen në parajsë"./D.M-Dritare.net
https://www.instagram.com/p/BiZJr2qh5Vo/?hl=en&taken-by=arilenaaraa