Ariana Grande paditet për postimin e fotove në Instagram

Disa muaj më parë, Ariana Grande, kishte kontraktuar një fotograf, për t’i bërë foto gjatë koncerteve të saj. Një nga kushtet e kontratës ishte që Ariana të mos postonte asnjë foto pa leje, pasi janë në autorësi të fotografit.

Por ajo kishte postuar një, dhe u padit nga fotografi Robert Barber, për botim të punës së tij në rrjete sociale, pa marrë leje.

Bëhet fjalë për një foto që Ariana e ka postuar në gusht të 2018, ku ajo mbante një qese në dorë dhe shkruante “Sweetener”.

LEXO DHE :  Ja fruti që duhet të hani, për gjumë të qetë!

Fotografi paraqiti një padi kundër saj, për shkelje të të drejtave të autorit, në Gjykatën e Qarkut të SHBA.

Fotografi kërkon 25 mijë dollarë për secilën prej fotove të tij, ose fitimin e këngëtares nga publikimi i fotove ku shuma duhet të jetë marramendëse duke marrë parasysh që ajo është e ndjekur nga 155 milionë njerëz vetëm në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.